Vendi

Tragjike ‘Porsche’ luksoz aksidenton 17-vjeçarin gjatë natës në Vlorë, ndërron jetë në vend

Një aksident fatal ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës, rreth orës 01:30, ku ka humbur jetën një i mitur. Viktima është identifikuar si Leandro Shametaj, 17 vjeç.

Sipas burimeve paraprake, i riu udhëtonte me një automjet të tipit “Porsche”, ndërsa ende nuk dihen plotësisht rrethanat që çuan në ngjarjen tragjike. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësitë e mundshme.

Familjarët e të ndjerit janë paraqitur në spital, ku ndodhet trupi i pajetë i 17-vjeçarit. Ata kanë kërkuar ta tërheqin trupin, por ende janë në pritje të përfundimit të procedurave zyrtare.

Në spitalin e Vlorës është krijuar një situatë alarmante për shkak të vonesës së mjekut ligjor, i cili prej më shumë se 7 orësh pasi është njoftuar, ende nuk ka mbërritur për të kryer autopsinë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën e aksidentit dhe për të përcaktuar nëse ngjarja lidhet me shpejtësinë apo faktorë të tjerë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button