Tensione në Big Brother VIP Albania/ Mateo akuza të rënda produksionit për favorizim të Mirit

Situata në shtëpinë e Big Brother VIP Albania po bëhet gjithnjë e më e tensionuar, pasi debatet tashmë nuk janë vetëm mes banorëve, por po prekin drejtpërdrejt edhe produksionin.
Së fundmi, Mateo ka bërë deklarata të forta që kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjet, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si po zhvillohet loja, sidomos tani që finalja është pranë.
Në një video që po qarkullon gjerësisht, ai shihet duke biseduar me Shëndritin, ku shpreh hapur dyshimet për një favorizim të mundshëm. Sipas tij, vëmendja e kamerave dhe pajisjeve është e përqendruar te një person i vetëm.
“Zëri, mikrofoni, kamerat, drejt Mirit,” dëgjohet të thotë Mateo, duke lënë të kuptohet se Miri mund të jetë i favorizuari i këtij edicioni.
Kjo deklaratë ka shtuar debatet mes ndjekësve, ndërsa nuk është hera e parë që hidhen akuza për mënyrën e menaxhimit të lojës.
Mbetet për t’u parë nëse produksioni do të reagojë në spektaklin e radhës dhe nëse Mateo do të përballet me masa për këto deklarata.




