“Të erdha në krevat”, përplasje mes Albës dhe Labit: Unë vetëm me një njeri flej në jetën time

Tensione mes Alba Pollozhanit dhe Labinot Rexhës ka pasur gjatë javës, pas një fjale që ai i ka thënë asaj.
Banorja është shprehur se ai i ka thënë “pusho se të erdha në krevat” dhe kjo gjë i ka penguar shumë banores BBVK-së.
“Unë vetëm me një njeri flej në jetën time në krevat dhe s’mund të ma përdorë një mashkull tjetër ‘të erdha në krevat’”, u shpreh ajo.
E më pas ata janë sqaruar në Prime, ku konkurrentja ka qenë e prerë në lidhje me veprimet e këngëtarit.
Ajo ia ka bërë me dije limitet e saj dhe se nuk do që ngjarjet të shkojnë më thellë.
Labi më pas theksoi se ka marrë ofendime edhe prej banorëve të tjerë, raste që nuk janë përmendur.
Më pas u pyeten edhe vajzat e tjera në shtëpi nëse ndihen të bezdisura nga gjestet e Labit.




