ShowBiz

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në “BBVA” dje

1. Eliminohet Armela pa nisur akoma mbrëmja

Ende mister pse e larguan si armike të popullit të shkretën dhe argumenti i figurantit nuk vlen sepse kishte një radhë të tërë me të tillë para Armelës.

2. Keijsi bullizon Kristin për gjininë

Kështu tha Arbri të paktën. Çfarë ta quajmë dikë që ka fobi lloje të caktuara të gjinisë së vet? Mashkullofob?

I tillë është Keijsi që mendon dhe shpreh hapur se Kristi, për më tepër që janë të dy dhe vlonjatë, nuk e përfaqëson mirë gjininë mashkullore, meqënëse ky qenka qëllimi.

Për këtë, tensionet kanë qenë të vazhdueshme gjatë javës, me Keijsin, Senon që s’linin të qetë asnjë moment Kristin, duke kërcitur tenxhere e tiganë teksa ai flinte, duke e ofenduar për pamjen, sjelljen dhe duke vendosur epitete si “zonjusha me fustanellë” etj.. Kristi u duk shumë i prekur në prime prej këtyre dinamikave, por edhe ai s’është se mbeti mbrapa dhe i derdhi një birrë në kokë Keijsit gjatë javës.

3. E vërteta e kalimit të murit nga Kristi

Thjesht po zgjidhte një rrugë të shkurtër për te Dhoma e Dëshirave. 🙂 Qëllimi kishte qenë për të parë kush do e ndiqte mbrapa, ose siç tha Lore, sepse ai thjesht do dashurinë e tyre.

Dhe askush nuk e ndoqi. S’e dinim që do na bënin të ndienim keqardhje kaq shpejt për Kristin.

4. Hyn Stelina

Ish-e dashura e Keijsit nga Për’Puthen. Ndonëse Ledioni tha se ka ardhur të luajë vetëm, gjithçka u diskutua me hyrjen e saj, ishte se si do qëndronte ajo në raport me Keijsin. E po, ç’të diskutonin tjetër xhanëm?!

5. Vjen Armela në studio

Edhe e nxorrën me hov, dhe e lanë 2 orë në prapaskenë të ngratën. E bukura është se Armela tha se s’bënte dot debate të mira për shkak të kapacitetit të banorëve brenda, ndërkohë që iu desh t’i shpjegoheshin 3 fjalë nga Ledioni ngaqë s’i kuptonte.

6. Hyn ish-i i Brikenës

Megjithëse na doli që 5 mesazhe kanë shkëmbyer bashkë. Tipike e djemve që flasin një herë me një super yll dhe mendojnë se çoç ndodhi. Gjithsesi, momenti më interesant ishte kur në hyrje Mateo e bëri të qartë se ka pëlqim për Brikenën duke thënë se është më e bukura, më e mira, më e sjellshmja në shtëpi e kuru transportua në akuarium ku ndodhej vetëm Stelina, tha se vdiste për brunet. Mirë Mateo, me këtë mendësi, thyej një këmbë!

7. Trekëndëshi Miri-Selin-Lorna

Një një treshe, ka gjithmonë një të tepërt dhe Lorna këmbëngul se është Selin. Fakti që i mëshon kaq shumë kësaj ideje, tregon se në fakt është vetë ajo e tepërta.

Thotë se s’është xheloze për marrëdhënien e Selin me Mirin, pastaj se në një jetë tjetër ajo dhe Miri do ishin bashkë dhe Selin është shtesë e Mirit, e tjerë, e tjerë. Ndoshta, Selin si shtesë e Mirit i prish lidhjen që Lorna dhe Miri kanë në universin paralel, ku i dihet.

Megjithatë, Miri duket se nuk i mbështet shumë teoritë e Lornës të cilin e nxorri bllof duke zbuluar dje se ajo i kishte thënë se donte të zinte vendin e Selin.

8. Selin merr një letër të bukur nga babi

9. Hyn kunata e Selin

Që sërish, Selin tha se thjesht e njihte nga disa bashkëpunime që kishin bërë. Mirë taktika e “ish-të dashurit”, po Greta pse duhet të gënjejë për kunatën? 🙂

10. Largohet Seno

Nji ma pak.

11. 3 të rinjtë tërheqin një me vete në akuarium

Duke i shpëtuar dhe nga televotimi. Pritej të tërhiqte gjithsecili të njohurin e vet, po fatkeqësisht s’janë të gjithë kaq interesantë, përveç Mateos, i cili duke e sjellë Brikenën në akuarium, e vendosi menjëherë në siklet, duke e bërë atë të shpjegojë veten (pa ia kërkuar njeri) se NUK KA PASUR ASNJË TË DASHUR!

12. Televotimi i radhës

Gjithë pjesa tjetër e shtëpisë që s’janë në akuarium. Plot për të zgjedhur. Na surprizoni! ? ³?/Anabel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button