Life Style

Stenaldo e imitoi në BBV, reagon për herë të parë Dritan Shakohoxha: “Ai ishte imitimi më i bukur në botë, por…”

I ftuar sot në emisionin “Big Brother Radio” me Atalanta Kërçykun dhe Edea Demaliajn ka qenë Dritan Shakohoxha. Ish-komentatori sportiv ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me mënyrën se si e ka pritur imitimin që i ka bërë Stenaldo brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, atë të Big Brother VIP. Ai gjithashtu ka treguar edhe se cilin nga banorët e këtij edicioni ka më të preferuar dhe jo vetëm kaq…
Sa i përket videos virale ku në një moment Stenaldo e imiton në Big Brother, ish-komentatori sportiv u shpreh:

E kam parë, e kam ripostuar dhe në Instagram-in tim personal. Realisht ishte ndoshta imitimi më i mirë në botë Atalanta. Ishte imitimi më i mirë në botë, realisht kishte bërë një imitim shumë të bukur dhe prandaj e ripostova sepse më pëlqeu shumë. Ishte shumë interesant.

Më tej Shakohoxha shtoi se:

Nuk e imagjinon dot se sa shumë persona ma kanë dërguar, kishte nga ata që më thonin edhe ripostoje edhe pasi unë e kisha hedhur. Më emocionoi shumë ajo që bëri Stenaldo. Ju ndoshta nuk e dini, por unë po ju them një fakt shumë interesant që një i verbër është bërë motiv që të fillojë të komentohen ndeshjet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button