Life Style

“Si ka mundësi që Shqipëria është një vend kaq homofob plot me homose*sualë”, Zhaklina tregon se si e përceptojnë të huajt komunitetin LGBT+ në shtetin shqiptar

Gazetarja e njohur Zhaklina Lekatari ishte e ftuar në episodin e fundit të emisionit “Mirëmbrëma Yje”, së bashku me Inida Gjata (Zhaku) dhe Arian Konomi, ku diskutuan me moderatoren Arbana Osmani mbi situatën dhe perceptimin e komunitetit LGBT+ në Shqipëri.

Gjatë bisedës, Zhaklina ndau një përvojë personale dhe një pyetje intriguese që i kishte ardhur nga një çift italian, pjesëmarrës në një festival drag queer në Shqipëri.

“Jam në fund të organizimit të festivalit dhe kishin ardhur shumë njerëz, të ftuar nga Italia, që thjesht kishin parë posterin dhe donin të merrnin pjesë në një drag show të organizuar në Shqipëri. Dhe unë u njoha me dy italiane që ishin çift, dy djem, dhe pyetja e parë ishte: ‘Si ka mundësi që Shqipëria është një vend kaq homofob, plot me gay?’ Është gjithmonë ajo fasada dhe ajo dëshirë për të thënë gjërat populliste: ‘Unë e dua familjen’, traditat, ‘Unë jam mami’, ‘Unë jam babi’”, deklaroi Lekatari.

Reagimi i saj nxori në pah tensionin mes perceptimeve tradicionale dhe realitetit modern të diversitetit seksual në vend, duke rikthyer diskutimin mbi rëndësinë e respektimit dhe përfaqësimit të komunitetit LGBT+

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button