Life Style

“Shpëtove jetën time”/ Xhensila dhe Besi ndajnë videon emocionuese një vit pas divorcit 

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Bes Kallaku kanë ndarë mesazhe zemërthyese dhe emocionuese për ditëlindjen e dytë të djalit të tyre, Amen, duke treguar se pavarësisht divorcit të ndodhur rreth një vit më parë, përkushtimi prindëror mbetet primar.

Çifti, i cili i dha fund martesës së tyre, vijon të ketë një marrëdhënie korrekte në funksion të rritjes së fëmijëve. Këtë e treguan edhe ditën e sotme, kur secili në llogaritë e tyre të Instagramit publikuan video me momente të ëmbla me djalin e tyre.

Mesazhet emocionuese:

Bes Kallaku shkroi: “I vogli im, djali me superfuqi engjëllore i bën 2 vjeç. U rritsh me Zotin biri im. Ai do të ta plotësojë shpirtin dhe do të të forcojë eshtrat. Me gjithë dashurinë e zemrës sime them Amen.”

Xhensila bëri një rrëfim më të thellë, duke e cilësuar djalin si shpëtimtar: “Amen, ti bebe e bekuar, që solle dritë në jetën time, solle forcë aty ku mendova se s’kishte asnjë, dhe më dhurove çdo ditë copëza parajse… Ti më shpëtove, Amen, më shpëtove jetën, my savior, shpëtimtari im.” Ajo shtoi: “Të dua me një dashuri që as fjala s’mund ta përshkruajë, por që është më e fuqishme se çdo dritë, më e fortë se çdo dhimbje.”

Këto dedikime të ndjera tregojnë qartë se edhe pas ndarjes, djali i tyre Amen mbetet drita dhe forca kryesore për të dy prindërit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button