Shpërthim me tri*ol në Shkodër, plagoset inspektori i Hetimit Tatimor

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur ditën e sotme në lagjen ‘Ndoc Mazi’ në Shkodër. Si pasojë e shpërthimit i plagosur ka mbetur 38-vjeçari Enea Busukja.
Lënda plasëse ishte vendosur në automjetin e 38-vjeçarit dhe ka shpërthyer sapo makina është ndezur.
Aktualisht Enea Busukja është dërguar në spital jashtë rreziku për jetën, ndërsa raportohet se 38-vjeçari është i punësuar si inspektor pranë Hetimit Tatimor.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë mbi rastin.
“Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 11:35, në lagjen “Ndoc Mazi”, në momentin që shtetasi E. B. ka ndezur automjetin e tij, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjet.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. B., 38 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton policia.




