Life Style

Shokon Shqipe Hysenaj: Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerave, e dinë të gjithë emigrantët e vjetër të Amerikës

Shqipe Hysenaj ishte e ftuar në “Live From Tirana”, ku ka folur për udhëtimin e saj të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo ka treguar gjithashtu edhe për planet e saj të ardhshme, por edhe mbi jetën private.

“Çfarë thashethemi ke dëgjuar andej nga Amerika?”, ishte pyetja e cila mori një përgjigje shokuese. Shqipja, e cila shquhet si njeri që i thotë gjërat ‘pa dorashka’, përmendi këngëtaren e mirënjohur, Parashqevi Simaku.

Diçka që më ka bërë më tepër përshtypje, është që kam dëgjuar që Parashqevi Simaku ka qenë një nga ato persona që u merrte burrat të tjerave. Po të flas çfarë kam dëgjuar. Unë jam shkokuar kur e mora vesh. Kështu ajo ka mbetur rrugëve. Unë nuk e besova, mendova që është femër e bukur, ka pasur karrierë… Po, ka pasur karrierë deri në momentin që familjet nisën të mos e merrnin më. Se shqiptarët e Amerikës flasin me njëri-tjetrin shumë, çfarë di unë, di dhe ti. Më kanë thënë që ka ndodhur shumë herë. Nuk po flas për pjesën e artistes, po them për thashethemet që kam dëgjuar. Këtë nuk e dinë shqiptarët që kanë emigruar tani, që kanë 1-2 apo 5 vite, po flas në kohën e atëhershme që ka bërë bujë. Merrej nëpër dasma, deri në momentin që nuk u mor më dhe u zhduk. Nuk është e bukur ta thuash, edhe unë nuk e pata të bukur ta dëgjoja”, tha Shqipja./Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button