Lajme

“SHBA ka ngrirë marrëveshjen për Sazanin”, Ngjela: Pas injorimit nga JD Vance dhe Rubio, Rama duhet të dorëhiqet

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se dhëndrri i Donald Trump, Jared Kushner ka shtyrë marrëveshjen për ishullin e Sazanit. Sipas tij, shkak për këtë shtyrje është bërë bllokimi që Zëvendëspresidenti JD Vance dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio kanë bërë për të takuar Kryeministrin Edi Rama.

Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Ngjela shprehet se bazuar në këto informacione Rama duhet të japë dorëheqjen.

“SHBA shtyn marrëveshjen me Shqipërinë për ishullin e Sazanit. Shtyrja e marrëveshjes erdhi pas bllokimit total të kontakteve me Shtëpinë e Bardhë, refuzimit nga Zëvendëspresidenti JD Vance dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio për ta takuar Edi Ramën në dy samite botërore, mungesës së urimit për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit 2025 dhe mungesës së çdo kontakti nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë.

Ky është informacioni. Po Edi Rama tani çfarë do të bëjë? Është normale që duhet të japë dorëheqjen si kryeministër i Republikës së Shqipërisë.  Kuptohet se Rama ka luajtur politikisht kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Atëherë? Sigurisht që duhet të japë dorëheqjen”, shkruan Ngjela.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button