Selin afrohet më shumë me Mirin, Zarfi i Zi do sjellë zhvillime: çfarë pritet të ndodhë sonte në Big Brother

Dinamika në “Big Brother VIP 5” po bëhet çdo ditë e më e nxehtë. Televotimi i planifikuar gjatë Prime-t të së shtunës u anulua papritur, pas hyrjes së një zarfi të zi në shtëpi, duke ngritur shumë pyetje mes banorëve dhe fansave.
Sipas mesazhit brenda zarfit, grupi i Gretës, i cili refuzoi të merrte pjesë në provat e sfidës për kërcim, do të përballet me një masë nga Vëllai i Madh gjatë spektaklit të së martës.
Promoja e publikuar në faqen zyrtare të BBVIP njofton se do të ketë një surprizë të pazakontë dhe shumë të papritura, duke lënë të kuptohet se dinamika e shtëpisë mund të ndryshojë rrënjësisht sonte.
Një tjetër pikë interesante është qëndrimi i Brikenës me Mateon, që ka ngritur aludime për një lidhje jashtë shtëpisë, ndërsa Selin dhe Miri duket se po afrohen gjithnjë e më shumë.



