Sasa Hoda trondit me rrëfimin në Big Brother, tregon se vuan nga sëmundja e rrallë që e kanë vetëm 16 njerëz në glob: Vetëm unë kam pasur guximin që të operohem

Në spektaklin e së premtes të Big Brother VIP Kosova 4, banorja Sasa Hoda ndau me publikun një pjesë shumë personale të jetës së saj, duke treguar sfidat e mëdha që ka kaluar që në fëmijëri.
Gjatë rrëfimit, Sasa zbuloi se ka kaluar periudha të vështira për shkak të një sëmundjeje jashtëzakonisht të rrallë – tumor në enët e gjakut. Ajo theksoi se vetëm 16 persona në të gjithë botën vuajnë nga kjo gjendje, dhe se është e vetmja që ka pasur guximin të kryejë operacionet.
Sasa rrëfeu se, sipas mjekëve, shanset për të mbijetuar pas operacioneve ishin shumë të vogla, por ajo vendosi të guxonte dhe të ndërmerrte rrezikun për t’u kuruar. Përtej sfidave fizike, ajo përballoi edhe pasojat emocionale dhe personale të sëmundjes.
Banorja nga Gjakova tregoi gjithashtu se kjo sëmundje i ka kushtuar edhe mundësinë për të pasur fëmijë, por ajo tha se e ka pranuar çdo gjë që i ka ndodhur si një testim nga Zoti, duke treguar forcën dhe vendosmërinë e saj për t’u përballur me jetën.
Rrëfimi i Sasas ishte një nga momentet më emocionuese të spektaklit të së premtes, duke lënë mbresa tek publiku për guximin dhe qëndrueshmërinë e saj.




