Life Style

Rroftë dashuria! Jonida Maliqi feston datëlindjen e Alesio Aliajt dhe poston fotot

Modeli Alesio Aliaj, emri i vërtetë i të cilit është Afrim Aliaj,  ka ndërruar ‘prefiks’, duke mbushur 50 vite jetë dhe ka festuar në një mbrëmje private mes miqsh të afërt, ku në qendër të vëmendjes ishte edhe partnerja e tij, këngëtarja e njohur Jonida Maliqi.

Atmosfera festive, batutat dhe detajet e veçanta nga organizimi kanë bërë xhiron e rrjetit, ndërsa të pranishmit nuk kursyen urimet dhe komentet plot humor për çiftin.

Një nga reagimet që mori më shumë vëmendje ishte ai i moderatorit Drini Zeqo, i cili me nota humori shkroi se “Kam gëzuar sikur e ka Jonida ditëlindjen dhe jo Alesio”, duke iu referuar vëmendjes së madhe që mori këngëtarja gjatë mbrëmjes.

Një tjetër detaj që tërhoqi vëmendje ishte torta e pazakontë e ditëlindjes, e realizuar në formën e një WC-je, me mbishkrimin ironik: “E kujt ia ndjen pse po ndërroj prefiks?!”

Jonida dhe Alesio janë kthyer në një nga çiftet më të përfolur të shoëbiz-it shqiptar muajt e fundit. Zërat për afrimin mes tyre nisën fillimisht gjatë kohës kur Alesio ishte pjesë e një formati televiziv, (edhe pse lidhja ka lindur shumë kohë më parë) ndërsa më pas dyshja u fotografuan bashkë në publik, duke shtuar dyshimet për një romancë të konsoliduar.

Sa i përket jetës personale, Jonida Maliqi ka qenë më herët e martuar me biznesmenin Gent Prizreni, me të cilin ka edhe një djalë. Pas ndarjes, këngëtarja ka zgjedhur ta mbajë jetën private larg vëmendjes mediatike, ndonëse vitet e fundit emri i saj është komentuar shpesh në rubrikat rozë.

Alesio, nga ana tjetër, vjen nga një martesë dhe është baba i dy fëmijëve.

Në intervista të mëparshme ai ka folur rrallë për jetën personale, por ka pranuar se eksperiencat e së kaluarës e kanë bërë më të rezervuar ndaj ekspozimit mediatik.

Megjithatë, raporti i tij me Jonidën duket se po shkon drejt një faze serioze, por pak janë gjasat për një martesë duke qenë se këngëtarja është shprehur se ‘nuk beson më tek martesa’. /Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button