Politike

Robert Papa paralajmëron “ditë të zeza” për Edi Ramën, problemin më të madh kryeministri e ka në SPAK, ja çfarë po…

Gazetari i njohur shqiptaro-amerikan, Robert Papa ka paralajmëruar një “të ardhme të errët” për kryeministrin Edi Rama, duke thënë se problemin më të madh për të e ka në SPAK që mbështetet dhe drejtohet nga amerikanët. Papa ka bërë një paralelizëm mes situatës në Shqipëri dhe atij të Venezuelës, ku korrupsioni dhe trafiqet janë pjesë e sistemit të pushtetit, duke theksuar lidhjet e ngushta mes Ramës dhe grupeve familjare të përfshira në aktivitete kriminale. Duke kujtuar rastin e presidentit Trump dhe hetimet për ndërhyrjet e tij në Venezuelë, Papa ka nënvizuar se në Shqipëri, ashtu si në Venezuelë, korrupsioni ka depërtuar në strukturat më të larta të pushtetit.

Ja çfarë deklaron Robert Papa për emisionin “Fokus” 

“Pesë vjet më parë ndodhi ajo që u quajt si rebelim madhor në Kapitol Hill dhe gjykatat; hetimet e mëdha të Jack Smith akuzonin presidentin Trump. Gjykata Supreme ndërhyri duke thënë që presidenti ka imunitet për çdo vendim që merr kur është në zyrë, dhe çështjet u mbyllën. Por kjo s’do të thotë që, mbasi të largohet nga posti i presidentit, dy dosjet që janë të shteteve jo federale si akuza, nuk mund të hapen përsëri për presidentin Trump. Presidenti Trump ka ndërhyrë me forcë në Venezuelë dhe Departamenti Amerikan i Shtetit ka pasur në faqen zyrtare: “Kjo është hemisfera jonë”. Nuk do të ndalet zoti Trump me Venezuelën; do të vazhdojë me Kolumbinë, me Kubën dhe me trysni të madhe ndaj Meksikës.

Ndërkohë që ka dalë edhe njëherë çështja e Groenlandës, dhe një nga këshilltarët e tij më të fuqishëm, Steven Miller, tha që askush s’do të luftonte kundër forcave amerikane për të ardhmen e Groenlandës. Ju kam thënë që ambasadori Bolton ka thënë që dikur, kur është blerë Alaska, thuajse ishte gati që të blihej edhe Groenlanda, por Senati dhe Kongresi nuk e ratifikuan. Zgjidhja e Groenlandës është më e thjeshtë: është një bazë ushtarake amerikane; mjafton të rritet numri i ushtarëve amerikanë dhe kjo zgjidhet. Ideja që nga Danimarka thonë që, në qoftë se Amerika do të marrë Groenlandën ushtarakisht, do të thoshte fundi i NATO-s. Me Trump ka pasur shumë “nëse” më parë, por ai i ka provuar të gjithë gabim.

Në lidhje me Venezuelën, do të doja të bëja një paralele me Shqipërinë: narkoshtet, familjarët e Maduros të akuzuar dhe të hetuar nga amerikanët për trafiqe, dhe familjarët e Ramës gjithashtu. Një tjetër fakt është se kudo që sundojnë qeveri socialiste, siç ishin ata që ende janë në pushtet në Venezuelë, pushteti i grave të kthyera në përbindësha është madhor. Gruaja e diktatorit Maduro ka qenë prokurore e përgjithshme; dy nipat e saj, që quhen “narkonipa”, janë dënuar me 18 vjet burg si trafikantë kokaine në Amerikë, por administrata e Bidenit i ka liruar kur është bërë një shkëmbim të burgosurish. Ajo ka qenë prokurore e përgjithshme dhe avokate mbrojtëse falas për Çavesin kur ka qenë i dënuar, dhe kur Çavesi doli nga burgu, e ka emëruar si prokurore të përgjithshme. DEA ka 20 vjet që heton për trafiqet e Maduros dhe një nga ish-zyrtarët e DEA-s ka deklaruar për një kanal televiziv amerikan që do të ketë dëshmitarë me fakte. Çifti presidencial ka qenë i angazhuar për trafiqet e kokainës në lidhje me Kolumbinë për të financuar fushatën e tij elektorale, dhe ekziston fakti i miliona dollarëve të bllokuara në Zvicër”, shprehet Robert Papa.

Heshtja e Ramës

Po ashtu gazetari komentoi dhe mungesën e reagimit të Ramës për operacionin e SHBA në Venezuelë. “Ekuacioni i Venezuelës nuk është aq i thjeshtë. Mua më vjen habi që Rama vetë nuk flet se është trembur, dhe të gjithë i urojnë që të flerë me pizhama për çdo rast, por flasin lëtyrat e paguara nga ai në mediat e kontrolluara nga paratë e krimit. Wall Street Journal, gazeta më e madhe e djathtë amerikane në pronësi të Murdokut, fliste pikërisht për këtë çmenduri të madhe të disa liderëve të të majtës këtu, por edhe në botë, për atë që quhet shkelja e ligjit ndërkombëtar.

Një president që nuk është legjitim nuk ka imunitet, dhe aq më tepër që është një precedent i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që, në qoftë se ka një mandat arresti, FBI-ja arreston gjithkënd kudo që të jetë. Natyrisht që të shkosh të pushtosh një vend duhet të marrësh leje nga OKB-ja dhe Këshilli i Sigurimit, por presidenti Trump ka thënë që nuk ka qenë pushtim, por thjesht ligjzbatuesit kanë marrë në dorëzim një të akuzuar për trafik droge. Në Shqipëri, të dalësh kundër zotit Trump për t’i ardhur pas qejfit Ramës është absurde. Aq më tepër që Amerika, në thonjëza, e ka shkelur atë ligj ndërkombëtar kur çliroi Kosovën. Trump kërkon që Venezuela të ketë një qeveri pro-amerikane, të largojë Kinën, Rusinë dhe Iranin.

Këtë mund ta realizojë edhe me besnikët e Maduros, mbas analizës së bërë nga CIA, e cila i ka ofruar zotit Trump këtë zgjidhje: Venezuela duhet të drejtohet nga besnikët e Maduros për të mos shkuar te gabimi i Irakut. Por kjo nuk do të thotë që presidentja e betuar është legjitime; Rubio e hodhi poshtë, ajo nuk është legjitime. Do t’i jepet një mundësi Venezuelës për një pajtim kombëtar, sepse në qoftë se nesër bëhen zgjedhje, fiton kandidatja e opozitës. Por është shumë e vështirë në një vend ku ushtria kontrollohet nga lidhjet me trafikantët. Amerikanët nuk do të donin një luftë civile në Venezuelë”, u shpreh ndër të tjera Papa.

Ditët e zeza për Edi Ramën

Në fund Robert Papa paralajmëron telashe për kryeministrin Rama. “Ka paralele midis narkoshtetit të Ramës dhe atij të Maduros: qasja e korrupsionit të madh dhe trafiqeve me grupet familjarë. E majta kudo në botë është më shumë klanore, te fisi dhe nepotizmi. Faktet e shumta të Ramës te AKSHI me njerëzit familjarë duke vjedhur miliona dollarë e tregojnë këtë. Lidhur me Sazanin, Rama ka luajtur me “tre porta”. Unë shpresoj që, ashtu si serbët e detyruan Kushnerin të ikte nga investimet në Beograd, kjo të ndodhë edhe në Sazan. Problemin më të madh Rama e ka në SPAK, i cili mbështetet dhe drejtohet nga amerikanët. Ky vend i madh nuk është xhandar ndërkombëtar, por në hemisferën tonë nuk do të ketë akses as Kina, as Rusia. Sulmi amerikan në Venezuelë tregoi edhe njëherë që ushtria amerikane është dekada mbi kundërshtarët e saj”, u shpreh ai./sot.com.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button