Raporti me Selin shkaktoi bujë, bashkëshortja e Mirit ‘vulos’ gjithçka me reagimin

Bashkëshortja e Mirit të Big Brother Vip ka reaguar publikisht vetë për herë të parë për pjesëmarrjen e tij në spektakël dhe për komentet ndaj sjelljes së tij brenda.
Bashkëshortja gjermane e quajtur Rabea Shahini Wolk i ka dalë në mbrojtje të shoqit duke shprehur se nuk ka vend për xhelozi në martesën e tyre:
“Në çdo hap që bën me ty do jem. Ti je më i forti i Big Brother-it. Të dua shumë bashkëshorti im i jetës. Plot besim për çdo vendim që merr atje brenda shtëpisë. Xhelozia nuk ka vend në martesën tonë sepse është e panevojshme. Jam shumë e lumtur me ty!”
Miri ka marrë shumë kritika nga njerëzit në rrjete sociale për afërsinë që po tregon ndaj Selinit, të cilën ndonëse ka shprehur se e sheh si vajzën e tij, deklarata se “e do” dhe jo vetëm, sipas njerëzve tregon se ai mund të ketë ndjenja për të.




