Rama mbledh kryebashkiakët të premten në Tiranë, zbulohet agjenda e diskutimeve

Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë të premten kryetarët e bashkive, në kuadër të turit kombëtar të Partisë Socialiste, “Punët për Shqipërinë”. Takimi është planifikuar të nisë në orën 11:00 në Tiranë.
Ky tur sipas burimeve në media është pjesë e strategjisë së komunikimit të socialistëve, do të zgjasë 9 javë dhe për secilën javë do të fokusohet në një temë të veçantë diskutimi.
Disa prej temave që do të trajtohen gjatë këtij turi janë: Bashkimi Europian Ekonomia, pagat dhe punësimi, Turizmi, kultura dhe diaspora , Arsimi, bujqësia dhe siguria ushqimore.
Rama ka nisur që prej javës së kaluar takimet me Asambletë e PS-së lidhur me turin që komunikon në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së javën e kaluar./sot.com.al




