ShowBiz

Publiku largon nga shtëpia e “BBVK” Eduart Kuçin, arsyeja

Mbrëmja e kaluar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova u shoqërua me tensione të forta, pas një bisede në ambientet e lavanderisë mes Arditit, Edit dhe disa banorëve të tjerë, e cila përfundoi në paralajmërime serioze.

Gjithçka nisi pas një provokimi të Arditit ndaj Edit, i cili nuk u prit aspak mirë. Shprehja “Mos ma ha zemrën”, e përdorur nga Arditi, u bë shkak për ndezjen e debatit.

Edhe pse në dukje mund të konsiderohet si një frazë e zakonshme, Edi e interpretoi atë si një provokim me prapavijë.

Sipas tij, Arditi kishte synim të nënkuptonte diçka tjetër, por u ndal te kjo shprehje për shkak të rregullave të formatit që nuk lejojnë fjalë ofenduese.

Reagimi i Edit ishte i ashpër dhe pa doreza: “Po ta tregoj drejt që edhe babai të ma thoshte, do të prishesha me të. Të ma thuash mua atë llaf, e di me çfarë tendence e ke pasur.

Po të ishte dikush tjetër, 100 shuplaka do t’i jepja. Vetëm po të them ke kujdes. Kur të jem unë diku, s’kam qejf të ma hapë zërin askush, a e ka me mua a po jo, s’më intereson hiç”.

Në fund, publiku vendosi të largonte Edin nga shtepia, pas votimit qe Vellai i Madh hapi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button