“PSE EMIGRON NJË MJEK?

Shoqëria ku jetojmë çdo ditë na përball me probleme të panumërta, shumë prej të cilave janë të mbartura e të qëndrueshme ndër vite, saqë fillojmë të mësohemi t’i mos i shohim më si të tilla.
Por ka çështje dhe probleme që, sado që koha kalon, me to, për dreq – nuk mësohemi dot, edhe pse ndoshta do të donim.
Janë ato që qëndrojnë aty e na kujtojnë se kërkojnë zgjidhje. Zgjidhje që shpesh e shtyjmë në kohë vetë, sepse e lëmë për nesër, ose mendojmë se është kot të mundohemi: se prapë s’do ta zgjidhim dot, se do të jemi vetëm… dhe një mijë justifikime të tjera për të mos vepruar.
Pikërisht autocensura është ajo që ndalon shumicën prej nesh të kërkojmë zgjidhjen e problemeve tona – që shpesh lidhen vetëm me kërkimin e të drejtave të mohuara, e asgjë më tepër.
Por çdo problem fillon të jetë më afër zgjidhjes në momentin që ne i vendosim emër dhe vendosim t’ia prezantojmë atë opinionit publik.
Në momentin që ne fillojmë ta themi cili është problemi, shtohen mundësitë që ai të mos jetë më vetëm i yni, por edhe i shumë të tjerëve.
Ndaj, ky program do të jetë një hapësirë publike për ta mundësuar dhe nxitur këtë proces.