“Pse del e gënjen?”, Xheneta përplaset sërish me Gresa Gashin: Qetësohu, është intervistë e vjetër

Gresa Gashi është rikthyer në vëmendjen e publikut, pas intervistës së saj në emisionin “Prive by Liberta Spahiu”, ku foli për raportin e ftohur me Xheneta Fetahun.
Në emision, Gresa zbuloi se Xheneta e kishte hequr nga rrjetet sociale, gjë që duket se ka rikthyer tensionet mes dy ish-banoreve të Big Brother VIP Kosova. Vetëm pak orë më vonë, Xheneta reagoi ashpër në Instagram, duke e akuzuar Gresën për mashtrim dhe manipulim të publikut.
“Wtf, edhe qita e pash! Po ti moj Gresa, a m’shkruve para do dite pse t’kom hek? T’kom dhanë përgjigjen, pse duhesh me dalë me rrejt publikisht?”, ka shkruar Xheneta hapur në komente.
Gresa nuk mbeti pa reaguar, duke tentuar ta qetësojë situatën: “Kjo intervistë është bo ma herët oj zemër, qetësohu, chill,” iu përgjigj ajo.
Tensionet mes tyre kanë nisur që në ditën e lamtumirës së vëllait të Gjestit, ku dy vajzat dyshohet se janë përplasur për herë të parë.
Ky shkëmbim publik ka ndezur rrjetet sociale, me fansat që tashmë janë ndarë në dy kampe: disa në mbështetje të Gresës, të tjerë në anën e Xhenetës. Ajo që dikur ishte një miqësi e ngushtë, duket se ka përfunduar.





