Postimi i fundit i Mozzik-ut trazon rrjetin, kujt i flet për tradhëti?

Reperi i njohur shqiptar Mozzik ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me postimin e tij të fundit në Instagram, duke ndezur debat me një mesazh me nënkuptime për besnikërinë dhe tradhtinë.
Në një foto të publikuar në profilin e tij, artisti nga Ferizaj ka shkruar: “Qentë s’të tradhtojnë kurrë, s’të kafshojnë pas shpine… prandaj i mbaj afër”.

Mozzik njihet për mënyrën e tij të drejtpërdrejtë dhe emocionale të komunikimit me publikun, shpesh duke përdorur rrjetet sociale për të shprehur ndjenja dhe mendime personale. Postime të tilla e kanë bërë atë një nga figurat më të komentuara në showbizin shqiptar.
Si zakonisht, reagimet e ndjekësve nuk kanë munguar: disa e kanë parë postimin si një reflektim mbi besnikërinë, ndërsa të tjerë e interpretojnë si një mesazh të koduar për dikë në veçanti.
Një gjë është e sigurt se edhe këtë herë, Mozzik ka arritur ta mbajë publikun të intriguar dhe në pritje të lëvizjes së tij të radhës.




