Poeti i satirës politike që nuk jeton më, la pas datën profetike kur iku “gjermani i fundit”

Edhe pse Arben Duka nuk jeton më, zëri i tij mbetet i mprehtë. Kjo poezi nga arkiva e gazetës DITA ku ai punoi deri në fund të jetës, është nga ato goditjet e tij të drejtpërdrejta, ku përzihen historia, politika dhe ironia. Me humor të zi, Duka e zhvendos “gjermanin e fundit” nga librat e historisë te realiteti i sotëm politik.
Ende vazhdon sherri,
Në mes të katundit,
Kur iku këtej,
Gjermani i fundit!
Kot e kot i kemi,
Të dy datat tona,
Se “gjermani” fundit,
S’ka ikur akoma!
Do thonë ka shkarë,
Poeti i shkretë,
Kur thotë se gjermani,
S’ka ikur vërtetë!
Jo mor jo s’kam shkarë,
I them çdo njeriu,
Se “gjermani” fundit,
Është Herr Saliu!
Atij i është prishur,
Me kohë karikusi,
Se sillet me vendin,
Më keq se pushtusi!
As njëzet e nënda,
As njëzet e teta,
Që të dyja datat,
S’janë të vërteta!
Jo mor jo s’ka ikur,
Akoma “gjermani”,
Kur të ikë Berisha,
Çlirohet vatani!
Ajo do të jetë,
Dita e festimit,
Gdhendeni në gurë,
Si datë e çlirimit!




