Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme nga një sherr masiv, ku protagonist absolut ka qenë Ilir Vrenozi.
Iliri, i cili që nga hyrja e tij të shtunën u prezantua si personazhi i humorit dhe sportivitetit, ka shfaqur një anë krejt tjetër.
Ai është përfshirë në një debat të ashpër që agravoi me shpejtësi në ambientet e sallonit, duke pasur si shënjestër Juxhin Plovishtin, banorin që iu bashkua formatit vetëm mbrëmjen e djeshme.
Situata doli aq shumë jashtë kontrollit, saqë debati verbal rrezikoi të kthehej në sulm fizik. Është dashur ndërhyrja e menjëhershme dhe fizike e banorëve të tjerë, të cilët janë detyruar të bllokojnë Ilirin duke e mbajtur me forcë, për të mos lejuar afrimin e tij me Juxhinin dhe degjenerimin e situatës.
Kjo thyerje e rëndë e qetësisë dhe tentativa për konfrontim fizik pritet të sjellë pasoja, ndërsa publiku është sy e veshë për zarfin e zi nga “Vëllai i Madh” mbi thyerjen e mundshme të rregullave thelbësore të lojës.




