Life Style

Përplasja me Stresin, babai i këngëtarit sqaron gjithçka me këtë veprim 

Marrëdhënia mes dy këngëtarëve, Stresi e Jozi, duket se ka ndryshuar për mirë, pas gjithë përplasjeve që dyshja ka patur për një periudhë të gjatë tashmë.
Kjo pasi Jozit ka publikuar në Instastory foto duke drekuar me Sali Lushajn, babain e Stresit, gjë e cila ka nxitur aludime për paqe mes këngëtarit dhe reperit.

Ai ka impenjimet e veta, unë të miat. Por ne gëzojmë respekt për njëri-tjetrin dhe për familjet. I urojmë njëri-tjetrit vetëm të mirat,” ka thënë Jozi.

Ky takim vjen pas një periudhe të gjatë me konflikte, që filloi menjëherë pas daljes së Jozit nga “Big Brother VIP Albania”, ku dy këngëtarët shkëmbyen kritika dhe akuza publike.
Kujtojmë se, për një periudhë qarkulloi edhe një video ku Jozi i kërkonte Stresit ta puthte. Kjo video u komentua gjerësisht por më pas u mohua nga Stresi i cili tha se përqafimi nuk ishte miqësor dhe se Jozi po “gabonte” me të..

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button