Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në “BBVA” dje

#1. Puthja famëkeqe e Mateos për Brikenën
As nuk ndodhi. Paniku dhe mërzia e Brikenës ishte për faktin që Mateo u përpoq t’ia rrëmbejë një puthje në buzë, sepse ajo personalisht është e varur pas spontanitetit. Një puthje e rrëmbyer s’është spontane. Prekjet në kofshë nga ana tjetër… hmm.
Mateo, me të drejtë ishte mjaft i mërzitur për këtë dhe tha se i kishte marrë sinjalet e Brikenës (cit. prekjet në kofshë, fundshpinë, puthje në qafë) si dritë jeshile për edhe atë të mallkuarën puthje në buzë.
Banorë e opinionistë thanë se Brikena po e përdor Mateon për të zgjatur sa më shumë në lojë, por Brikena përsëriti se ka pëlqim për të. Thjesht buzën e ka të shenjtë edhe kaç.
#2. Mateo do Selinën?

“Big Brother sheh gjithçka,” tha Ledioni, po një muaj me vonesë o Ledion? Montazhierët gjetën disa momente afërsie mes dyshes që nga fillimi i aventurës, ca akuza të Rogertit, sërish që nga hyrja e tij dhe u diskutuan më 21 mars 2026. Është e qartë që as vlen të diskutohet për përgjigjen e pyetjes apo jo?

Siç tha dhe Selin, edhe Stenaldon kanë mbetur pa e bërë çift me të.
#3. Selin ka mbetur vetëm

Titulli është shumë vetëshpjegues. E për rrjedhojë ka përballuar tek e tek sulmet nga shumica e banorëve. Të gjithë prisnin që Selin të bashkohej me Mirin ose të bënte luaneshën, dhe tani janë mërzitur që më së paku nuk po ndodh kjo e para.
#4. Edisa surprizohet nga motra

Dhe zbuloi dhe moshën e vet më atë rast. 15 motra, 20 vite më e madhe Edisa.
#5. Artani roit prej nominimit
Dhe i sulmoi të gjithë më radhë, kë me ofendime, kë me referenca filmash të vjetër shqiptarë, po sikur ta dinte që kjo ishte rruga e tij drejt vetëshkatërrimit…

#6. Mirditorët e shtëpisë vënë me shpatulla pas murit Selinën
“Mirditorët të japin më shpejt gruan sesa besën,” tha Selin, një shprehje e ekzagjeruar që në fund të fundit vlerëson virtytin e supozuar të mirditorëve për rëndësinë që i japin besës.

Kaq iu desh Juelës me prejardhje aristokrate dhe Artanit që kishte ndarë bankat e shkollës me Fan Nolin për t’i treguar Selinës se shkaktoi një dëm të parikuperueshëm.
#7. Eliminohet Tani
Duke bërë largimin më të turpshëm për veten e vet, pa takuar asnjë, duke e shpallur veten (dhe në fund Selinën) fitues në studio dhe më e rëndësishmja, me këtë model flokësh:

#8. Televotimi

Ndonëse me njollë në biografi (pra do ishte dhe ai në televotim çdo prime si parim), Rogerti mori avantazh si lider që ishte, sepse kështu e mendoi të arsyeshme Vëllai i Madh, dhe nxorri dy veta në televotim: Stenaldon dhe Mateon.




