ShowBiz

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në “BBVA” dje

Mbrëmja u bë mjaft interesante drejt fundit. E mira e kësaj përmbledhjeje është se mund të shkoni direkt atje me një rrëshkitje të gishtit.

#1. Stine lë shtëpinë

Me arsyen se e kishte humbur prej një jave dëshirën për të luajtur. Megjithatë, hatri dukej se diku i kishte mbetur kur tha se s’donte të fliste më shumë për këtë vendim të tij dhe nuk takoi asnjë nga banorët në fund.

#2. Nxjerrim me zor që Selin dhe Greta janë kunata

Fjalë për fjalë me zor sepse Ledioni i testoi sa i testoi kunatat për arsyen e njohjes së tyre jashtë, derisa e zbuloi vetë para të gjithëve se Greta është e dashura e vëllait të Selinit. Pse ishte kaq e rëndësishme xhanëm?!

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

Ndoshta sepse Greta me lezet i ka dhënë shenja Selinit që të distancohet prej Mirit dhe s’do mend, duhet ta japë dhe ajo një mendim për “kunatin në tentativë” përderisa e njeh familjen e Selinit.

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

Megjithatë, aq bujë bëri kjo mes banorëve sa Selin kërkoi edhe të dalë nga shtëpia. Spoiler: deri në fund të mbrëmjes e harruam si ne, si Selin, që u bë kjo kërkesë.

#3. Keijsi surprizon Stelinën

Ju kujtohet kur tha Stelina në hyrje se kishte ardhur për të bërë lojën e vet dhe s’kishte më interes për Keijsin? E njëjta Stelinë ka një javë që qan dhe u tregon hallet e kësaj dashurie gjithë banorëve.

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

Dhe Keijsi, meqë s’po i ecën shumë me dinamika të tjera, i bëri një “surprizë” Stelinës duke e çuar për një kërcim në studio. Me rëndësi është që Stelina e pëlqeu dhe me zor e mbajti veten për t’i dhënë një puthje në fund. Gjithsesi, lumturia nuk zgjati shumë.

#4. Eliminohet Juxhini

Jo se nuk pritej para televotimit me Selinin dhe Mirin. Megjithatë, për të gjithë ishte një djalë i mirë dhe pozitiv që s’meritonte të dilte kaq herët.

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

#5. Stelina hap kutinë e Pandorës

“Avantazhi”: sqarohet pikëpyetja lidhur me arsyen që u nda nga Keijsi, dhe po, ai maskara kishte puthur me të vërtetë një bionde në një club gjatë lidhjes me Stelinën. “Kjo ishte e mira për ty,” i tha Ledioni Stelinës teksa i shkatërroi mbrëmjen e me gjasë gjithë qëndrimin në shtëpi.

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

Disavantazhi: Biondja misterioze, që ishte pikërisht Ina nga Për’puthen, një nga konkurrentet që ia vuri që në fillim të emisionit syrin Keijsit, hyri brenda në shtëpi si banore. Por jo vetëm kaq, ajo dhe Stelina do të jenë një banore e vetme.

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

Selin dhe Lore ndërkohë nuk e takuan Inën në hyrje dhe i dolën në mbrojtje Stelinës, “si vajza-vajzës” (meqë po përdoret shumë aty brenda kjo shprehje), duke kritikuar rëndë Keijsin për një shqetësim të tillë ndaj Stelinës.

Për ty që fjete herët: Momentet kyçe në

Ato thanë se ishte turp për Inën që të merrte guximin të hynte brenda dhe se Keijsi është një mashkull i dështuar. Ne themi që më në fund po trazohen pak ujërat aty brenda. 🙂

#6. 2 emra 2 nominime secili

Nga rezultati dolën në televotim: Angelo, Greta, Keijsi, Kristi dhe Lore. Duke e ditur afërsnë me Juxhinin, me siguri largimi i radhës i përket Angelos. Arsyeja: zemra e thyer.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button