ShowBiz

Për çfarë u mërzit banori? Seno shpërthen ndaj Brikenës: Është vegël e Kristit, është…

Mbrëmjen e djeshme, Kristi vendosi që t’u bënte një rreng banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Ai i mblodhi të gjithë banorët në living, me idenë se ka hyrë një zarf.

Kristi u tha disa banorëve që të shkonin të thërrisnin të tjerët, në mënyrë që të gjithë të bëheshin në living. E kur kishte vëmendjen e të gjithëve, ai u tha se sa i kënaqur ishte në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Disa prej banorëve nuk e pritën aspak mirë këtë rreng, madje nuk e pritën mirë as faktin se i kishte thirre dikush tjetër në emër të Kristin.

Seno u mërzit me Brikenën, pasi kjo e fundit kishte shkuar dhe i kishte thënë që të mblidheshin në living. E teksa po fliste më Ilirin në lidhje me këtë, ai përdori një fjalë që nuk u prit aspak mirë nga askush.

Pjesë nga biseda:

Iliri: Ça ke ti me Brikenën?

Seno: Shoku i tij me bërë si tip hedhësi, e çu shokun në Prime kot. Është ajo Brikena, jo se është Brikena, po kushdo të më thërriste tjetër përveç atij, i vija. E nuhata se Brikena ka diçka, por ajo nuk po tregon vetë se është pjesë e lojës. Ajo thjesht po tregon se është tradhtare, vegël e Kristit, ku në fakt ajo është tutore e Kristit. Tutore është që i komandon lojën, Kristi e merr tjetër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button