Politike

‘PD nuk fiton zgjedhjet’, Bujar Leskaj shpërthen ndaj Klevis Kasos: Usta Rama të sistemoi

Kreu i Partisë Demokratike në Vlorë, Bujar Leskaj i është përgjigjur publikisht deklaratave të kryetarit të Partisë Socialiste, Klevis Kaso, sipas të cilit PD është e humbur dhe nuk i fiton zgjedhjet.

Sipas Leskajt, Kaso duhej të ishte sot në parlament por kryeministri Edi Rama u kujdes që ta sistemonte duke e lënë në një zyrë për të thënë që s’ka Parti Demokratike.

Ndër të tjera, Leskaj hedh poshtë deklaratat e Kasos duke thënë se PD ka komisionerë dhe anëtarë KZAZ.

Më tej thekson se bashkë me 3000 anëtarë të PD i drejtohen që të zgjedhë 1 mundësi ose të vazhdojë t’i puthë Ramës dorën ose të kthehet andej nga e ka nisur.

Po ashtu nuk kanë munguar akuzat ndaj Klevis Kasos.

Deklarata për media

Partia Demokratike Vlorë deklaratë për media, nga sekretaria funksionale znj.Eralba Kreshpa:

Përshëndetje të gjithëve,

Jam sot në emër të Partisë Demokratike Vlorë për t’i kthyer përgjigje deklaratave të kryetarit të Partisë Socialiste, Klevis Kaso:

Pasi shkeli mbi idealet e prindërve dhe të afërmve të tij, ti, Klevis Kastriot Kaso, i dëshpëruar dhe i trishtuar që përfundove thjesht një shef kuadri, për të futur ndonjë në punë, ndonjë lulishtar apo sanitar, sot merr përsipër të propagandosh në media dhe të thuash se PD është humbur dhe nuk i fiton zgjedhjet.

I humbur je ti, që ke ngatërruar rrugën në të cilën po ecën!

— Nuk ke faj, e meriton!

Sot duhej të ishe në Parlament, sipas renditjes së votave, por usta Ram të sistemoi;

atyre të pushkës u dha ofiqe e grada, ndërsa për ty tha: “Boll, deri këtu!” dhe të sistemoi në atë godinë, atje në themelet e Partisë së Punës, në themelet e Rilindjes, sa për të dalë në media e për të thënë që në Vlorë s’ka Parti Demokratike, s’ka struktura, s’ka komisionerë.

Të të themi mjeran, e ke pak!

Të kishe gjallë të parët e tu, do të të bënin lanet, sepse ata e dinë mirë dhe e kanë provuar kush janë komunistët, të cilëve sot ti u shërben me etjen më të madhe për karrierë e grada.

Nëse do të dish për PD-në Vlorë, më mirë pyet babain tënd, se ai e ka themeluar dhe e ka ngritur në orë e në ditë të vështira, me atë urtësinë dhe përkushtimin e tij.

Në vend që të ulësh kokën përballë bërrylave të Rilindjes, të mbetet kohë të merresh me opozitën.

Në emër të të gjithë anëtarëve — dhe nuk jemi pak — po ta themi publikisht:

përballë jush që keni 13 vite në pushtet, e një bashki që e mbani që nga viti 1998, të mbushur me trafikantë, korrupsion dhe patronazhistë.

Kush të ka thënë ty se ne nuk kemi komisionerë e vëzhgues, se nuk kemi anëtarë në ZAZ? (Si duket, nuk ke haber nga kjo punë.)

425 komisionerët në qendrat e votimit mos vallë na i dhe ti borxh?

Zotrote, për të mbushur fotot e fushatës tënde, more kushërinjtë e tu — edhe pse ata mbajnë mbi shpatulla vitet e Spaçit, Burrelit dhe të internimeve pafund — e prapë nuk ja dole!

Kush do ta linte radhën?

Gjiknuri, Vullneti, Bruna, Çakërrajt apo Arditi?

Jo, or jo! Ke humbur busullën, ti!

Rama e Çuçi erdhën, i sistemuan ata që deshën: deputetë, prefektë…

Ndërsa për ty dhe për bijën e Sulajve me gjysh të pushkatuar, thanë: “Ngrohuni në diell, s’kemi ku t’i çojmë tanët.”

Sot, nëpërmjet kësaj deklarate, ne 3000 anëtarët e PD Vlorë të drejtohemi:

Mundohu të kapësh ç’të kapësh dhe zgjidh e merr:

Ose vazhdo t’i rrish Ramës në këmbë dhe t’i puthësh dorën, ose përfundo andej nga e nise — shitës tapetash!/sot.com.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button