Politike

Pasi i quajti patericë të Ramës, dorëzohet Berisha: Fton Shehajn, Qorin dhe Lapajn në protestën që do të organizojë vetë

Dorëzohet kreu i PD Sali Berisha. Pasi i ka sulmuar dhe i ka quajtur paterica të Edi Ramës, sot ai ka zbutur tonet dhe i ka ftuar partitë e reja në protestën e radhës së PD. 

I pyetur nëse protesta e radhës do të mbahet para 20 shkurtit, referuar 20 shkurtit 19911 ai u shpreh se kjo do të vendoset në vijim

Do ftojmë të gjitha partitë. Është koha të krijojmë një front të gjerë opozitës që forcat opozitare politike të qendrojnë në lartësinë e kërkesës së kësaj kohe dhe t’i japin goditjen e fundit narko-regjimit.

Data e radhës do të përcaktohet por ka shumë mundësi që të mbahet para datës 20 shkurt. Konsultimet nisin sot. Ne nuk heqim dorë, strategjia jonë është protesta”, tha ai.

Pritet për t’u parë nëse Lapaj, Shehaj dhe Qori do t’i përgjigjen ftesës së Berishës, ngase deri më sot ata kanë kundërshtuar çdo bashkëpunim të mundshëm me të

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button