Pas ndarjes nga Ledion Liço, Sara Hoxha e TCH shfaqet në shoqërinë e Erion Ginës, kunati i Frangajt të Klanit!

Dalja e saj publike në krah të Erion Ginës ka tërhequr vëmendje edhe për shkak të lidhjes së këtij të fundit me një tjetër grup të madh mediatik në vend…
Pas ndarjes nga Ledion Liço, me të cilin ndau një marrëdhënie të gjatë dhe krijoi familje, Sara Hoxha është shfaqur së fundmi në shoqërinë e Erion Ginës, një emër që lidhet familjarisht me drejtuesin e TV Klan, Sandër Frangaj. Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale i tregojnë të dy në ambiente publike, në atë që ndjekësit e kanë interpretuar si një afrim personal.
Sara Hoxha, vajza e themeluesit të ndjerë të Top Media, Dritan Hoxha, mban rol aktiv në strukturat e Top Channel dhe përfshihet në produksionet kryesore të televizionit, ndërsa familja e saj zotëron aksione në grupin mediatik. Dalja e saj publike në krah të Erion Ginës ka tërhequr vëmendje edhe për shkak të lidhjes së këtij të fundit me një tjetër grup të madh mediatik në vend.
As Sara Hoxha dhe as Erion Gina nuk kanë bërë deklaratë publike mbi natyrën e raportit të tyre. Postimet dhe fotot e publikuara kanë nxitur reagime dhe komente të shumta, ndërsa zhvillimi vjen në një moment kur jeta personale e figurave të njohura të medias vazhdon të tërheqë interes publik.
Deri në një reagim zyrtar nga vetë personat e përfshirë, çdo interpretim mbi statusin e marrëdhënies së tyre mbetet në nivelin e komenteve të rrjeteve sociale. /Pamfleti




