ShowBiz

Pas largimit për trajtim mjekësor, Alba rrëfen momentin e frikshëm: M’u errën sytë

Alba Pollozhani është rikthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova pas disa problemeve shëndetësore, për shkak të të cilave u detyrua të largohej përkohësisht për të marrë trajtimet e nevojshme mjekësore.

Banorja duket se tani është në gjendje më të mirë shëndetësore dhe i është rikthyer shtëpisë për të vazhduar garën e saj. 

Pas rikthimit, ajo zhvilloi një bisedë me dy banoret, Hygertën dhe Dolcen, të cilat po qëndronin në oborr.

Alba u shpjegoi atyre momentin kulminant të përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore, si dhe simptomat që kishte përjetuar gjatë asaj kohe.

“Dhimbje shumë, edhe mu percoll te komplet trupi. Në atë moment mu errën sytë, ndërkohë që m’u errën sytë, unë prap po mbaja veten, se mendoja se do të më rikthehet.. dhe një moment vetëm kur iku”, i thoshte ajo Hygertës dhe Dolces.

Ndër të tjera, Alba tregoi se vazhdon të ketë probleme me gjumin, duke shtuar se kjo është një nga pasojat që po e shqetëson ende.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button