Pas eliminimit nga Big Brother VIP, Krusita zbulon ndjenjat e saj për Kristin

Krusita ka reaguar për herë të parë pas eliminimit nga “Big Brother VIP”, duke ndarë përjetimet e saj për eksperiencën në shtëpi dhe raportin me Kristin.
Në një intervistë televizive, ajo e përshkroi qëndrimin si një përvojë intensive, duke theksuar se realiteti brenda shtëpisë ndryshon nga perceptimi i publikut. Sipas saj, hyrja në lojë në një fazë kur banorët janë të ambientuar kërkon kohë dhe përpjekje për t’u përshtatur me dinamikat ekzistuese.
Krusita tha se gjatë qëndrimit krijoi lidhje të afërta me disa prej banorëve dhe se raporti me Kristin zuri një vend të veçantë. Ajo e konsideroi këtë marrëdhënie si një nga momentet më të rëndësishme të eksperiencës dhe la të hapur vijimin e kontaktit jashtë shtëpisë.
Ajo vlerësoi cilësitë e Kristit, duke e cilësuar të zgjuar, të qetë dhe të matur në komunikim. Sipas saj, mes tyre u krijua një kuptim i ndërsjellë, ndërsa theksoi se zhvillimi i raportit jashtë kamerave mbetet për t’u parë.
“Ishte një eksperiencë fantastike. Aty brenda është një përjetim krejt tjetër nga ai që shihet jashtë. Është një nga eksperiencat më të bukura që kam kaluar. Është shumë e vështirë të përfshihesh në lojë si banorët që kanë hyrë që në fillim ata janë të ambientuar dhe të duhet kohë të kuptosh situatat dhe të përfshihesh. Aty krijova ndjesi të bukura për ata njerëz dhe u afeksionova ndaj tyre. Raporti me Kristin do të mbetet një nga gjërat më të bukura. Jashtë do të vazhdojmë të kemi kontakt dhe do të jemi njerëz shumë të lidhur me njëri-tjetrin
Kishim një kimi fantastike, por për sa kohë isha unë aty, ajo mbetet aty. Nuk e di çfarë do të ndodhë jashtë. Kristi është shumë i zgjuar, i talentuar, shumë i qetë dhe i peshon fjalët. Më dukej sikur gjeta veten dhe kuptoheshim pa folur. Nuk dua të them gjë për raportin tonë jashtë; thjesht do të pres që të dalë dhe të bëjmë një bisedë. Do të doja të mos vendoste më lente të zeza, sepse i ka sytë shumë të bukur”, tha Krusita.



