Pas 25 vitesh karrierë, Arbana Osmani për herë të parë në një emision me “pullë të kuqe”, ja programi i saj

Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka surprizuar jo pak ndjekësit e saj ditën e sotme, duke paralajmëruar se episodi i radhës i emisionit të saj do të thyejë një tabu personale të karrierës së saj të gjatë.
Në formatin e saj më të ri në YouTube, “Mirëmbrëma Yje”, Arbana ka sjellë deri tani intervista të ndryshme, por puntata që do të transmetohet nesër vjen me një paralajmërim për përmbajtje të papërshtatshme për të miturit.
Përmes një postimi në “Instastory”, ajo ka treguar se emisioni është klasifikuar me shenjën “-18”.
E habitur edhe vetë nga ky fakt, moderatorja shkruan krahas fotos: “NUK ME BESOHET QE PAS GATI 25 VITESH NE MEDIA PER HERE TE PARE NJE PROGRAM IMI KA SHENJEN ‘-18’.”

Ky detaj i pazakontë për profilin e Arbanës, e cila njihet për formate familjare, ka ngritur menjëherë kureshtjen e publikut se kush është personazhi i ftuar apo çfarë teme “e nxehtë” dhe pa censurë do të trajtohet në episodin e nesërm.




