ShowBiz

Nuk ndalen – Dolce dhe Edi shkëmbejnë puthje e përqafime me njëri-tjetrin

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, romanca e parë e këtij edicioni ka filluar të marrë vëmendjen e publikut. 

Eduard Kuçi dhe Dolce tashmë po shihen si çifti i parë i formuar brenda mureve të shtëpisë më të famshme në vend.

Dyshja po shijon çdo moment së bashku dhe nuk i fshehin më ndjenjat që po zhvillohen mes tyre.

Kamerat i kanë kapur shpesh duke shkëmbyer puthje, përqafime dhe gjeste të tjera afërsie, të cilat po komentohen gjerësisht në rrjete sociale.

Nga ana tjetër, publiku po ndjek me shumë interes zhvillimet e tyre, duke krijuar edhe mbështetje të madhe në rrjetet sociale për çiftin më të ri të këtij edicioni.

Për momentin, ata duken të pandarë, duke e shijuar çdo ditë brenda lojës si një eksperiencë të përbashkët.

Romanca e tyre është një nga temat më të diskutuara të kësaj jave në Big Brother VIP Kosova 4.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button