Lajme

“Nuk kanë shkuar në Hënë” NASA u përgjigjet deklaratave të bujshme të miliarderes Kim Kardashian

NASA ka vendosur t’u përgjigjet deklaratave të Kim Kardashian, e cila gjatë një episodi të fundit të emisionit të saj, pohoi se ulja në Hënë ishte e sajuar.

Pikërisht ndaj këtij pretendimi ka reaguar administratori në detyrë i agjencisë hapësinore amerikane, Sean Duffy, përmes një postimi në rrjetin social X, duke e demantuar miliarderen.

“Po, Kim Kardashian, ne kemi qenë në Hënë më parë, gjashtë here”, pohoi Duffy, derisa potencoi po ashtu se NASA po bëhet për misionin e saj të ardhshëm në Hënë.

Çfarë tha Kim Kardashian?

E gjitha filloi në episodin e fundit të serialit “Kardashians”, ku Kim po shfaqte prapaskenat nga xhirimet për serialin e saj të ardhshëm, “All’s Fair”.

Gjatë një pushimi në xhirime, ajo i shprehu dyshimet e saj duke bërë një bisedë me kolegen e saj aktore, Sarah Paulson.

“Po të dërgoj, deri tani, një milion artikuj dhe intervista me Buzz Aldrin dhe… tjetrin”, tha Kardashian, duke iu referuar të ndjerit Neil Armstrong.

Ndërsa po përgatiteshin për xhirime, Kardashian i tregoi një intervistë që pa të astronautit Aldrin, të cilin e kishin pyetur se cili ishte momenti më i frikshëm i udhëtim, derisa Aldrin u përgjigj se nuk kishte një moment më të frikshëm, sepse nuk ndodhi. Mund të kishte qenë i frikshëm, por nuk ishte, sepse nuk ndodhi’”.

Ishte pikërisht kjo deklaratë e tij, të hidhte disa dyshime tek miliarderja.

Kardashian i shpjegoi koleges së saj se mendonte që Aldrin, 95 vjeç, ishte “plakur” dhe po bënte komente që e bënin të vinte në dyshim faktet rreth misionit Apollo 11.

“Kjo është arsyeja pse nuk mendoj se ka ndodhur”, përfundoi ajo. Paulson as nuk i konfirmoi dhe as nuk i mohoi pretendimet e saj, por tha se do të “merrej seriozisht” për këtë temë në një moment të caktuar.

Pasi skena u xhirua, Kardashian vazhdoi bisedën e saj me një nga producentët në trailer-in e saj. “Nuk mendoj se shkuam në Hënë. Mendoj se ishte e sajur”, përsëriti ajo, duke shtuar se Aldrin “e thotë këtë gjatë gjithë kohës në intervista tani”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button