“Njeri i dh*nshëm, me femrat je…”/ Debat i ashpër mes Mateos dhe Rogertit: A je budalla apo bën vetë…

Mateo dhe Rogerti kanë debatuar, teksa po qëndronin në dhomën e gjumit. Fillimisht Rogerti ka folur me Mirin dhe më pas shkoi të fliste me Mateon, por ky i fundit nuk e priti mirë. Ai ka “shpërthyer” me tone të ashpra fillimisht, por që më pas u shoqëruan edhe me reagime të banorit.
Pjesë nga debati:
Mateo: Shpirt i shëmtuar.
Rogerti: Qetësohu djalë, nuk jam i dhunshëm.
Mateo: I dhunshëm je ti, je njëri aq i pisët dhe i fëlliqur. Je i dhunshëm me femrat, shpresoj mos të jesh i dhunshëm jashtë kësaj shtëpie.
Rogerti: A je budalla a bën vetë, ku kam treguar dhunë me femrat?!
Mateo: Ishalla o Zot nuk je i dhunshëm jashtë kësaj shtëpie, e kemi parë se si i tremb vajzat, si i heq jorganin, si futesh te tualeti i femrave. Edhe ai ordineri tjetër Miri që tani po të mbështet.




