Një natë vendimtare po afrohet: të mërkurën zbulohet gjithçka në Big Brother

Mbrëmjen e sotme, Big Brother VIP 5 nuk do të transmetohet në ekranin e Top Channel, pasi do të jepet ndeshja historike e Kosovës përballë Turqisë, për kualifikueset në Botëror.
Sipas promos së publikuar në Instagram, spektakli i madh është zhvendosur për nesër mbrëma. Përmes videos, organizatorët paralajmërojnë se do të bëhet e ditur edhe data e finales dhe numri i finalistëve të këtij edicioni të pestë.
“Big Brother VIP kaloi 100 ditë…
Kur do të jetë finalja e madhe?
Sa finalistë do të ketë ky edicion?
Zbulojini të mërkurën! Në Big Brother VIP, ora 21:00, me Ledion,” thuhet në postim.
Në nominim për eliminim janë Mal, Edisa dhe Shëndrit, pasi ky i fundit hapi Kutinë e Pandorës.
Tashmë, të mërkurën do të vendoset se cili banor është më pak i votuar nga publiku dhe do të largohet nga shtëpia e BBVA.




