Lajme

“Nga projekti i këtij aeroporti, po vidhen shqiptarët”/ Reagon ashpër analisti: Çfarë kuptimi ka kjo, tre vjet më…

I ftuar në një emision televiziv analisti Lorenc Vangjeli, deklaroi se pavarësisht interesave të aksionarëve, ata që dëmtohen janë shqiptarët.

“Për ata që nisën të ndërtojnë Aeroportin e Vlorës, nuk ka pikë rëndësie nëse do të ishte rentabël. Sikur vetëm pelikanë të kalojnë. Ata janë në rregull, sepse për 10 vjet rresht shteti shqiptar do të paguante riskun e investimit.

Çfarë kuptimi ka kjo? Në 2017 me një garanci më të vogël se kjo, një kompani turke nuk e mori përsipër. Tre vjet më pas, kjo shumë u rrit te 130 milionë euro. Mos vallë 47 përqind të kuotave të aksionerëve që u shitën nga kompania turke janë të barabarta me riskun që do të paguante shteti?.

E mbani mend Erion Braçen kur ishte opozitë që bërtiste që 49 përqind ishin shitur sa gjysma e çmimit të një pice. Tërheqja e turqve dhe skualifikimi i britanikëve, e bënte të pavlefshme garën.

Nga moment që u largua ky komponent, kur shteti sheh që s’ka gjasa të vazhdonte kjo garë, s’ka pikë rëndësie nëse paratë janë në xhepat e Pacollit apo Ademit. Janë xhepa të tjerë që po mbushin xhepat me këtë aeroport. Për mua, po vidhen shqiptarët nga projekti i këtij aeroporti”, deklaroi Vangjeli.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button