Life Style

“Në televizion ka gjarpërinj dhe hardhuca”, Bora Zemani: Nuk ka më, jemi të qetë!

Para disa javësh, Arbana Osmani përshkroi mjedisin televiziv, ku tha se ‘është i mbushur me gjarpërinj dhe hardhuca’.

Në “Goca dhe Gra”, Bora u pyet nga moderatoret lidhur me konkurrencën dhe sa mbështetës janë moderatorët me njëri-tjetrin. Rozana ishte më e drejtpërdrejtë në pyetjen e saj dhe Bora u përgjigj ‘se tani ata kanë ikur’:

“Nuk ka më, jemi qetë. Në rrethin tim, nuk ka. Unë kam ca vite që punoj me të njëjtin staf. Më duket pak e rëndë për të përshkruar kolegët apo ish-kolegët në formë të tillë. Konkurrenca është e shëndetshme”, deklaroi Bora Zemani.

Nderkohë ajo u pyet edhe se kë zgjedh për drejtimin e Big Brother mes Arbanës dhe Ledionit.

“Në shijet e mia, për gjithë formimin, batutën është Ledioni gjithmonë. Unë e shijoj, mund të shoh 4-5 orë Big Brother. Jam aty me Ledionin gjithmonë”, deklaroi Bora.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button