“Ndrrove jetë në krahët e mi”-Reagimi rrëqethës i partneres së Shpat Kasapit: Nuk dëgjove djalin të të thërriste baba…

Pas lajmit tragjik të ndarjes nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi, ka ardhur edhe reagimi më i dhimbshëm, ai i partneres së tij, Selvije Jao.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka zbuluar detaje tronditëse nga momentet e fundit të artistit, duke konfirmuar se ai është shuar në krahët e saj ndërsa ndodheshin në Itali.
Selvije ka treguar se çifti po kalonte një periudhë sfiduese por shpresëdhënëse, duke u përpjekur të rregullonin dokumentet për djalin e tyre, Roelin, për t’i ofruar trajtim logopedik.
Me fjalë që burojnë nga dhimbja e thellë, ajo shkruan: “Ndrrove jetë në krahët e mi, o jetë… Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i bëheshin dokumentat në Itali, që të mund ta çonim sa më shpejt tek logopedët më të mirë. Sa jemi lodhur, sa jemi stresuar… dhe askush nuk e di!”
Ajo prek zemrat e të gjithëve kur përmend faktin se Shpati nuk arriti ta dëgjonte të birin t’i thërriste baba. “Nuk prite ta dëgjoje duke të thirrur babi… nuk prite, Shpat. Nxitove dhe na le këtu vetëm, pa ty. E le Roelin jetim… Në kohën kur duart e tua i duheshin më shumë se kurrë,” shprehet ajo.
Në mbyllje të dedikimit, Selvije shkruan mes lotësh: “Më thoje gjithmonë se do të më doje deri sa vdekja të na ndante… por pse u ndave nga jeta në krahët e mi, pse ma këpute zemrën kështu, o jetë? Inshallah takohemi në Xhenet…”




