Momentet kyçe në “BBVA” dje

#1. Me sa duket na intereson ende për Mirin dhe Selinën
Ju kërkoj ndjesë, s’dua t’ju vë në gjumë që me mëngjes, po këto janë kushtet.
Vetë miqtë e Mirit mendojnë se ai dhe Selin kanë ndjenja për njëri-tjetrin. Juela ishte e bindur se Miri ka tërheqje fizike nga Selinës dhe po të mos ishte i martuar do kishin krijuar diçka bashkë. Miri s’u ndje. Rogerti tha që të dy kanë ndjenja të forta dhe bashkëpunojnë dhe për lojë. Miri s’u ndje prapë.

Derisa bëri gabimin dhe tha se kurrë s’ka pasur ndjenja për Selinën. Por të gjithë e kemi parë këtë video të dyshimtë që dje e pa dhe shtëpia:

Miri, që mbante mend dhe datën ekzakte se kur ndodhi ajo deklaratë, tha se nuk shprehu se e dashuron, por se e do për lojë. Arbri, që s’të fal në kësi rastesh, i përmendi se në klip saktësoi se ai s’e kishte fare për lojën dhe konteksti ishte i qartë. Edhe Monika s’mbeti pa i kërkuar llogari për lotët e derdhur atë mbrëmje, të cilët Miri i justifikoi me faktin se e kishte prej emocioneve të asaj nate, datëlindjes së babait a dicka e tillë…
#2. Kriset marrëdhënia Selin-Gimbo?????
Jo, por për diçka duhet të flitet në prime. Nga klipi i montuar prej personit më intrigant në botë, Gimbo doli se ndihet si rrotë e tretë në marrëdhënien Selin-Miri. Se Selin vazhdon të sillet ftohtë ndaj tij dhe s’është aq e dhënë. Madje-madje Selin ndihet në rrezik pranë Gimbos, ndaj dhe montazhi i klipit, përsëriti 10 herë sinjalin e duarve që bëjnë viktimat e dhunës për ndihmë, gjest që po të jesh pak online, e kupton se së fundmi po përdoret shumë në kontekste humoristike.

Megjithatë, as opinionistët, as banorët s’e mbështetën fort këtë argument të Selinës dhe i thanë se po e bën gjithçka për të fituar lojën e saj.
#3. Njihen Selin dhe Rogerti nga jashtë?

Përgjigjja e shkurtër është dhënë nja 40 ditë më parë: tezja e Selin ka bërë nja dy herë muhabet në park me të shoqen e Rogertit. Ja, e zgjidhëm edhe këtë mesele.

#4. Nikol merr një letër nga babi
Pasi tregoi historinë e trishtë se nuk ka kontakt me të ëmën dhe është braktisur prej saj para 7 vitesh, Nikol mori një letër të ëmbël nga i ati.

#5. Eliminohet Egi
Asnjë mendim. Kjo s’është gjë e mirë. Jo, prit. Ky fustani yyyyll!

#6. Miri zgjidhet lider nga publiku
Avantazhi si lider ishte të zgjidhte 4 persona për t’i nxjerrë në televotim: Selin, Gimbo, Mateo, Brikena. 2 më pak të shpëtuarit nga publiku do të dalin në një televotim kokë më kokë të shtunën.





