Life Style

Mirëmëngjes yje! “Lu*ta” për klikime mes Arbana Osmanit dhe Grida Dumës ndryshon oraret e podcasteve

Duket se Arbana Osmani dhe Grida Duma janë në një luftë të madhe për klikime. Pas ‘xing’-ut të parë që bënë, duke ftuar Flor Binajn, të dyja në të njëjtën ditë (më saktë transmetimi ishte në të njëjtën ditë, sepse intervistat janë me regjistrim), duket se kanë qenë në një ‘mendje’ për të ftuar Elsa Lilën.

Podcasti i Grida Dumës transmetohet të dielave, por duke e ditur që Arbana e kishte sot podcastin e saj, me të ftuar sërish Elsa Lilën, lajmëroi që intervista me këngëtaren do të transmetohej sot, e enjte, në orën 18.00. E gjitha kjo, sepse në të kundërt, intervista me të do të ‘digjej’, pasi do shfaqej tek emisioni i Arbanës.

Me të mësuar këtë, Osmani u tregua më e shkathët dhe bëri edhe ajo një ‘spostim’ të vogël, krahasuar me Gridën: E transmetoi intervistën rreth orës 10 e madje lajmëroi ndjekësit e saj të shumtë: Mirëmëngjes yje! Sot kemi vendosur që energjinë e mirë të një episodi fantastik t’ju japim që në mëngjes!

“Ça bën konkurenca sot, lëviz malet, le më oraret”, ishte vetëm një nga komentet e shumta/ Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button