ShowBiz

Mesazh i veçantë nga Elijona për babain e Toney-t pas eliminimit

Toney ka qenë i eliminuari i kësaj jave nga Big Brother VIP Kosova, pasi nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme nga publiku për të vazhduar më tej rrugëtimin e tij në garë.

Kështu, ai i dha fund përfundimisht aventurës së tij në shtëpinë më të famshme.

Gjatë momentit të përshëndetjes, banorët e shtëpisë dolën për ta përcjellë drejt derës së daljes, mes tyre ishte edhe Elijona. Ajo u ndal për ta përshëndetur Toney-n dhe, në një moment që ngjalli vëmendje, i përcolli përshëndetje të veçanta babait të tij.

“Toney, më vjen mirë që u njohëm. Të fala babit shumë, e shumë suksese”, i tha ajo, duke e përshëndetur me ngrohtësi.

Ky veprim vjen disa javë pasi babai i Toney-t kishte deklaruar publikisht se do t’i pëlqente që djali i tij të krijonte një lidhje me Elijonën.

Ai gjithashtu ishte shprehur se ajo është më se e mirëpritur në familjen e tyre, deklaratë që asokohe kishte ngjallur reagime dhe komente të shumta nga publiku.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button