“Me ty s’bëhet emision, iki fare nga studio”/ Zeka debaton me Demaliajn: Më kërko falje…

Shqipëria, vendi më i izoluar i Europës, një ish-shtet ku paranoja kishte formë të institucioneve, dhe ku çdo hap mund të regjistrohej nga sytë e Sigurimit. Në qendër të gjithë këtij rrjeti qëndronte Sigurimi i Shtetit, një makineri e mirëstrukturuar e survejimit.
Analisti Ilir Demaliaj dhe Milaim Zeka kanë debatuar mbrëmjen e sotme në studion e ‘Top Story’. Ndërsa Demaliaj fliste për kohën e Shqipërisë gjatë regjimit, Zeka ka dashur të nderhyjë por Demaliaj vazhdonte ende argumentimin e tij. Analistët patën një debat, ndërsa Zeka u shpreh se mund ta linte fare studion, edhe pse ai ishte në një lidhje live.
Demaliaj: A ka zbulim Amerika, a ka zbulim Anglia. E gjithë bota rron nëpërmjet informacionit të zbulimit. Jemi në luftën e ftohët dhe Shqipëria ka qenë nën agresion. A ka zbulim sot Amerika. A mund ta mbarojë unë, po më ngatërron. Unë nuk po them por njerëzit që torturonte brenda në Shqipëri. Ka patur forca nga jashtë për të hyrë brenda as diskutohet që ka pas, këta kanë vepru siç ka vepruar i gjithë kampi i lindjes.
Zeka: Prap do shkojmë dhe s’do themi asgjë sonte. A mund të ndërhyjë të lutem.
Demaliaj: Një nga fatkeqësitë që kemi sot është që njerëz të huaj veprojnë në Shqipëri.
Zeka: Demaliaj s’të lë të flasësh asnjëherë. Demaliaj duhet të ftohet vetëm në emision. Në qoftë se ke ardhur vetëm të flasësh ti fol o vëlla dhe iki unë nga studio.
Demaliaj: Duhet të të marr leje ty?
Zeka: Thuaj më fal.
Demaliaj: Pse duhet të të them më fal ty?
Zeka: Je burrë i madh ti.
Demaliaj: Nuk jam i madh as i vogël, mos devijojmë temën e muhabetit.
Zeka: Secili duhet të japë mendimin e vetë.




