Mateo flet për ndarjen nga Brikena: Ndërhynë familjarët e saj

Mateo Borri ka sqaruar edhe një herë ndarjen nga banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Brikena Selmani.
Teksa flet me Selin Bollatin, banori tregon arsyen pse u prek nga nominimi i modeles dhe shprehet se nuk e priste një gjë të tillë.
Ai thotë gjithashtu se është ndarë pasi për të, dikush nga familjarët ka ndërhyrë në këtë raport.
“Nuk kam thënë që nuk kam pëlqim. Madje nuk e shoh dot si të gjithë gocat e tjera. Unë kam pasur një kontakt. Një rob që ti ke folur je shprehur me ndjenja me ta fut këtu. Sidomos kur je ndarë për arsye të caktuara”, u shpreh ai.
Më pas shtoi duke thënë se: “Ne jemi ndarë se kanë ndërhyrë njerëz të tjerë nga ana e saj. Ia kam lënë asaj të shprehet vet se nuk po i ndërhyj unë”.
Brikena nga ana tjetër ka sqaruar situatën në një formë ndryshe nga Mateo. Ajo vijon të shprehet se është takuar vetëm një herë me Mateon dhe asgjë më shumë.



