Life Style

Luana e hodhi në gjyq? Tozaj: Të përgjigjet njëherë pse shoqërohet me subjekt të SPAK-ut

Ish-banori i Big Brother, tanimë një gazetar i konfirmuar i showbizzit, ishte sërish i ftuar këtë mëngjes tek MCN. Teksa e mirëpritën, Tozaj tha me shpoti: “Erdhi mina me sahat”, gjë që u mbështet plotësisht nga moderatorët.

Je kthyer në terrorin e VIP-ave

Tozaj: Edhe kur shkoj në evente duhet të shkoj i maskuar. Se më thonë: “Po pate gjë për mua, më thuaj se e rregullojmë bashkë”

Tozaj e nisi që në fillim bisedën me çështjen e Luana Vjollcës, e cila ka kontraktuar një avokat për të paditur për shpifje Tozajn, i cili e ka cilësuar moderatoren si përndjekëse të ish-it të saj, Krenar Çoçaj:

Jam mësuar me telefonata avokatësh dhe nuk e kuptoj në bazë të cilit ligj më marrin.

Avokati i kujt të ka marrë?

Tozaj: Pata një telefonatë nga avokati i Luana Vjollcës dhe përgjigja ime ishte: Vazhdo me çfarë ke për të vazhuar. Nuk kam pse të kem frikë, nuk kam thënë diçka të pavërtetë. Kam folur për Luanën, kam thënë që është adapte për të prezantuar ‘Ferma Vip’. Ka patur dhe përndjekje ndaj ish-it të saj.

Vetëm një pyetje do të kisha për vajzën në fjalë: Para se të më hedhë mua në gjyq, t’u japë shpjegim zërave të tjerë që flasin se ajo është e lidhur me një subjekt të SPAK-ut. Avokatin kush ia paguan? Është e vërtetë që është e lidhur me një person me inicialet A.H, që është në kërkim nga Policia? T’i japë shpjegim kësaj dhe fjalëve të tjera që thonë njerëzit dhe jo elozheve që e komplimentojnë në ekran.

Dhe për ta përforcuar fjalën e tij, ai u tregon moderatorëve foto, duke shtuar “Ne disponojmë edhe video”. /Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button