Londrimi me akuza të forta për Labin: E kam zënë disa herë duke na shikuar djemve te organet gje*itale

Një nga momentet më të tensionuara të Big Brother VIP Kosova 4 u transmetua të premten mbrëma në spektaklin “Prime”, ku publikut iu shfaq një klip që dokumentonte një debat të ashpër mes Londrimit dhe Labinot Rexhës (Labi).
Në videon e publikuar, Labi shihej duke e kritikuar ashpër Londrimin për mënyrën e veshjes. Ai i tha se vishej “si femër” dhe shtoi se nuk do të dëshironte kurrë që fëmija i tij të vishej në atë mënyrë.
Debati mori edhe më shumë peshë kur Labi bëri deklarata të drejtpërdrejta për komunitetin LGBT, duke thënë në “Prime”: “Unë nuk i mbështes LGBT apo çfarë janë ata”.
Kjo deklaratë shkaktoi reagime të shumta në studio dhe jashtë saj, duke hapur diskutime për gjuhën diskriminuese dhe intolerancën brenda shtëpisë.
Nga ana tjetër, në po të njëjtin klip, Londrimi dha një kundërpërgjigje të fortë. Ai deklaroi se e ka zënë disa herë Labin duke e vëzhguar në organet gjenitale, si dhe djemtë e tjerë të shtëpisë.
Sipas tij, sjellja e Labit ishte e përsëritur dhe shqetësuese, duke ngritur kështu dyshime për orientimin e tij seksual — një akuzë që tensionoi edhe më shumë dinamikën mes tyre.




