ShowBiz

Lim Hoti u jep sinjale banorëve se ka ndërruar jetë Shpat Kasapi, si reaguan ata?

Lim Hoti është banori më i ri i Big Brother VIP Kosova 4, i cili u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend gjatë spektaklit të së premtes, duke ngjallur menjëherë kureshtje dhe interes te publiku.

Gjatë qëndrimit në lavanderi, Lim Hoti pati një moment emocional teksa u rrëfye para disa prej banorëve për një humbje të madhe personale.

Ai tregoi se ka humbur një mik shumë të afërt, një personazh të njohur për publikun, por pa ia përmendur emrin drejtpërdrejt. Megjithatë, nga fjalët e tij u kuptua se bëhej fjalë për këngëtarin Shpat Kasapi.

“E kam humbur një shok edhe ai është, ju krejt e njihni. Por s’po ua them dot. Nuk e them dot. Ishte shoku im i ngushtë”, u shpreh Lim Hoti me tone të prekura, duke lënë të kuptohet se humbja ka lënë gjurmë të thella tek ai.

Ai vazhdoi më tej duke shtuar: “Zoti i merr të mirët. Nuk mund të flas më shumë. Të gjithë e njihni”, duke e bërë edhe më emocionuese bisedën mes banorëve.

Pjesëmarrësit e tjerë tentuan të mësonin më shumë rreth kësaj humbjeje dhe personit për të cilin fliste Lim Hoti, por ai refuzoi të jepte detaje të tjera, duke u shprehur se nuk i lejohet të flasë më tej për këtë temë.

Gjatë kësaj bisede, ndërhyri edhe Vëllai i Madh, i cili i tërhoqi vërejtje Limit, duke i rikujtuar se nuk ka të drejtë të flasë për persona apo ngjarje të tilla brenda shtëpisë. Ky moment emocional u komentua gjerësisht edhe në rrjetet sociale, ku publiku shprehu mbështetje për banorin e ri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button