Politike

Lëvizja Shqipëria Bëhet feston 2-vjetorin e themelimit, Lapaj: Nga 25 djem e vajza, në mbi 64 mijë votues

Lëvizja Shqipëria Bëhet, e drejtuar nga avokati Adriatik Lapaj shënon sot 2-vjetorin e themelimit.

Në një ceremoni të organizuar për këtë përvjetor, Lapaj renditi arritjet e deritanishme të kësaj force të re politike, duke theksuar se Lëvizja ka patur një rrugëtim me pengesa dhe sfida të shumta.

Lapaj deklaroi me krenari se Lëvizja Shqipëria Bëhet është zgjeruar nga 25 djem dhe vajza, të cilët e themeluan, në mbi 64 mijë votues.

Gëzuar 2-vjetorin e Lëvizjes Shqipëria Bëhet. 2 vite më parë, nga Mirdita e vlerave, nisëm një rrugëtim idealesh, me aspiratën e vetme, ndërtimin e një force politike që Shqipërinë e ka mbi partinë. Ishim vetëm 25 djem dhe vajza ëndrrimtarë, 25 ëndrrimtarë të pandreqshëm që i hynë detit në këmbë. U përballëm me sfida që në fillimet tona as nuk i mendonim. Ritëm që nuk ndalej, udhëtuam kudo në atdhe dhe në diasporë. Në 18 muaj, nga themelimi e deri në zgjedhjet e para, organizuam 37 takime me shqiptarët në diasporë. 93 takime brenda Shqipërisë, në fshatra dhe qytetet e vendit. Mblodhëm 21 mijë firma nga qytetarët në mbarë vendin, për votimin e ligjit për votën e diasporës dhe ai ligj u miratua. Luftuam deri në Gjykatën Kushtetuese për hapjen e sistemit zgjedhor. Në zgjedhjet e para, mbi 80 mijë shqiptarë na votuan, nga të cilët 16 mijë vota u konsideruan të pavlefshme dhe mbi 64 mijë të vlefshme”,- tha Lapaj ndër të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button