Ledioni ‘kunja’ Monikës për Metën, video bën ‘xhiron e rrjetit’

Një batutë e Ledionit drejtuar Monika Kryemadhit, ka bërë xhiron e rrjetit, për vetë faktin se mbante një farë të vërtete brenda. Teksa flitej për Brikenën dhe Mateon, të cilët kanë patur një flirt dhe chatime të gjata me njëri tjetrin, u diskutua fakti se Miss-i i ka kërkuar banorit të takohej me familjarët e saj. Mateo nuk ka pranuar dhe për kjo ishte tema e diskutuar në Prime, ku moderatori tha:
Po mbase, nuk ia do familja
Kryemadhi: Asnjërit nuk na e ka dash familja mor vëlla…por prapë kena shku atje
Ledioni: Të drejtë kanë patur në rastin tënd…
Jo vetëm të pranishmit, por edhe ndjekësit kanë ‘shpërthyer’ në komente me humor, duke qenë se mes Kryemadhit dhe Ilir Metës ka marrë fund martesa, edhe pse janë prindër të tre fëmijëve.




