ShowBiz

“Leckë burrë, do të bëj të flasësh me veten”/ Mateo debaton me Rogertin: Do dalësh me zarf të zi

Rogerti e ka nisur ditën e sotme në “Big Brother VIP 5” duke ngacmuar disa prej banorëve. Teksa u zgjua i pari, piu kafen dhe më pas u rikthye te dhoma e gjumit duke zgjuar dhe të tjerët.

Në një moment shkon pranë Mateos dhe i thotë të çohet se është dhe trajner personal dhe zgjohet kaq vonë. Banori i kthehet duke i thënë që të mos merret me profesionin e tij.

“Nuk ke fytyrë ti të të tregoj ty për profesionin tim se nuk e meriton, je shumë i ulët për këto tema”, i tha Mateo-Rogertit.

Pjesë nga debati:

Rogerti: Duhet me e çuar zgupthi, na trego ndonjë gjë si personal trajner

Mateo: Nuk ke fytyrë ti të të tregoj ty për profesionin tim se nuk e meriton, je shumë i ulët për këto tema

Rogerti: E more në qafë atë

Mateo: Do të marr dhe ty në qafë, do të bëj të flasësh me veten

Rogerti: Mua? Mos, pse s’na tregon një ditë se çfarë ndodh me trajnerin personal? Çohet në 12, ça bën pastaj?

Mateo: O burrë lecke

Rogerti: Ec respekte

Mateo: Aman na gjej ndonjë gjë tjetër për të sulmuar. Shikoje veten në pasqyrë para se të flasësh për profesionin tim.

Rogerti: Çohu heroi jonë i “Big Brother VIP”

Mateo: Vlerësimin për mua e treguan ata që sollën parashutat, jo fytyra jote

Rogerti: As që bëhet llaf

Mateo: Ti nuk flet për profesionin, mbylle gojë, mbaje mbyllur

Rogerti: Gojën hapur do e mbaj vetëm për ty

Mateo: Energjitë negative që ke, mbaji për vete

Rogerti: Unë jam duke të të frymëzuar, edhe një muaj ke këtu brenda mos u mërzit

Mateo: Kurse ti do ikësh më shpejt se një muaj

Rogerti: Do iki të shtunën, me zarf të verdhë

Mateo: Me ofendimet që ke nisur me gjithë shtëpinë, do ikësh me zarf të zi më duket

Rogerti: Zarfi i zi nuk do të thotë gjë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button